Mallorca ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një fotografi të Vedat Muriqit pak para ndeshjes së Kosovës me Izraelin, transmeton Gazeta Metro.
Klubi spanjoll ka publikuar një fotografi të sulmuesit kosovar gjatë seancës stërvitore të tij me ‘Dardanët’.
”I fokusuar,” ka shkruar Mallorca duke i dhënë mbështetje ‘Piratit’ para ndeshjes kundër izraelitëve.
Kujtojmë se Kosova sot nga ora 18:00 fillon ciklin kualifikues të Kampionatit Europian ‘Euro 2024’ në Tel Aviv.
Gjithashtu, rreth një orë para se të fillojë ballafaqimi janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve. /gazetametro.net
Izrael – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare: Rikthehet te ‘Dardanët’ Leart Paqarada