Loading…

Pak orë para ndeshjes me Sivasspor, UEFA me postim të veçantë për golin e Ermal Krasniqit

  • 06/10/2022 | 16:41

Pak orë para ndeshjes me Sivasspor, UEFA me postim të veçantë për golin e Ermal Krasniqit

Sonte me fillim nga ora 18:45 në stadiumin ‘Yeni Sivas’ Ballkani është mysafire e Sivasspor. Pak orë para ndeshjes në faqen zyrtare të UEFA Conference League është publikuar goli i sulmuesit, Ermal Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.


Ermal Krasniqi i dha avantazhin suharekasve në ndeshjen e kaluar në grupe kundër Slavia Prague, të cilën në fund kampionët në fuqi të Kosovës e humbën me rezultat 3-2.

Aksioni i atij goli ishte i mrekullueshëm, ku Meriton Korenica kishte pasuar te Armend Thaqi dhe ky i fundit me një pasim brenda zonës e gjeti të lirë 24-vjeçarin nga Malisheva. Ai nuk e kishte pasur të vështirë të realizoi nga shumë pranë portës.

Për Ballkanin sot do të jetë ndeshja e tretë në grupe të Conference League. Përveç disfatës me Slavia Prague skuadra e drejtuar nga Ilir Daja kishte barazuar në ‘Fadil Vokrri’ me CFR Cluj (1-1).

Ata momentalisht gjenden në vendin e tretë në grupin G me pikë të barabarta me CFR Cluj (1 pikë), ndërsa dy pozitat e para i ndajnë Slavia Prague dhe Sivasspor me nga katër pikë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketing[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë