Dëshprimi dhe depresioni i madh kosovar fillon kur e kuptojnë mitin e tretë të këtij vendi. Dhe ketu kryhet tranzicioni kosovar që filloi me 1998- 2000 me UÇK, Bombardimet e NATO’s dhe rënien përfundimtare të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
1. Miti i parë ishte Rugova i cili konsiderohej shpëtimi i kombit dhe profet i Pavarësisë. Megjithëketë njeri i madh në Historinë e Kosovës dhe Hero themelues i Republikës.
2. Miti i dytë ishte UCK dhe Hashim Thaçi që shpalli dhe jetësuan Pavarësinë bashkë me të gjithë ne, por nuk arritën që përfundimisht ta përmbyllin procesin e legjitimimit dhe mbylljen e hesapeve me Serbinë, drejt antarësimeve në NATO, BE dhe në Kombet e Bashkuara. Por, pavarësia nuk hahet e as nuk pihet dhe këtu përfundoj një pjesë e këtij miti.
Megjithë këtë Thaçi është njeri i madh i historisë tonë shqiptare dhe pa të nuk do të ishim këtu ku jemi. Ai mbahet peng në Hagë. Hero, në luftë, i pavarësisë dhe i themelimit të Republikës.
3. Miti i tretë është Albin Kurti, për të cilin 51 për qind e kosovarëve besuan se ai do t’i zgjidhë të gjitha problemet me 1 shrafciger. Me ligj, me pare dhe me burgisjen e krejt atyre që ua kishin inati kosovarët, me e pa arsye. Këtë premtim e sjelli Kurti, i cili ishte kundër asaj që na solli Rugova, kundër asaj që përfaqësoi Thaçi për të cilin fshehtas lutet që të dënohet në Hagë… i cili nga Shtêpia e Bardhë ku ishim duke e përfunduar kufirin me Serbinê dhe për ti mbyllur muhabetet.. na ktheu në pushimoren e Titos në Ohër, për marrëveshje të re, alla autonimie për Veriun dhe serbet e Kosovës – Asociacion Vetëqeverisës Autonom që edhe si fjalor i ngjanë origjinës jugosllave apo Sistemit Vetëqeverisës Socialist të Titos, një mit tjetër nga Lufta e Dytë Botërore, që dihet se si përfundoi shteti i tij.
Megjithë këtë, Kurti nuk e ka peshën historike e as për së afërmi nuk i aftohet Rugovës e Thaçit. Por, si mit shpëtimtari po. Dhe me dëshpërimin popullor në të, kur kuptohet se është një popullist që rrenën dhe mosmbajtjen e fjalës dhe premtimeve e ka armën kryesore, më fjalë s’do tê ketë peshë më, dhe kështu ngadalë do të shuhet edhe miti i tretë kosovar bashkë me gjeneratat që i besuan.
Një shoqërie sipas përvojave njerëzore e historike, i nevojiten rreth 30 vjet për ta kryer tranzicionin shoqëror nga një sistem në tjetrin…dhe nga viti 1998-2000 aty ku filloi tranzicioni, Kosova i ka edhe 4 vite. Dhe këtu përfundon tranzicioni jonë shoqëror. Dhe fillon epoka e pjekurisë dhe syçeltësisë kombëtare. Një version më i avancuar i shoqërisë tonë e cila më nuk do t’i besojë Albin Kurtave që me 1 shrafciger e ndreqin Kosovën dhe jetërat e tyre dhe fëmijëve të tyre.
Kosova dhe ndryshimi nis prej ju, prej shtëpisë tuaj dhe përpjekjeve të secilit, jo vec një njeriu. Në këtë botë një njeri ose vetëm veç vet mundet vetëm me u dhi në nevojtore. Për cfardo tjetër në këtë botë, nevojiten dy e ma shumë persona, për të krijuar apo arritur diçka.
Tjerat janë kopalla dhe mite.