Loading…

Pajaziti: Rrëzimi i Qeverisë nuk ishte skenar i PDK’së

  • 10/05/2017 | 19:54

Pajaziti: Rrëzimi i Qeverisë nuk ishte skenar i PDK’së

Zenun Pajaziti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Mustafa, nuk ishte skenar i përgatitur nga ta dhe se ky subjekt partiak asnjëherë nuk kishte prioritet zgjedhjet.


Këto deklarime Pajaziti i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, derisa shtoi se PDK mbetet e njëjta parti e hapur me parti të ndryshme politike.

”Nuk ka një motiv më të shëndosh politik se sa t’i japim gjeneratës tonë gjëra të reja”.

”Ato që i tha Quni mund t’i thonin edhe të tjerët deputetë. Po të pyetej Gashi nuk do të ndodhte as ky koalicion”.

”Para nesh kemi një proces elektoral tjetër. Nuk është që PDK ka bërë një skenar që kemi iniciuar këto procese”.

”Ne nuk kishim në agjendë prioritet zgjedhje asnjëherë. PDK mbetet e njëjta e hapur me parti të ndryshme politike për t’i dhënë vendit një drejtim të ri”.

”Jo ne nuk kemi asnjë koalicion të përgatitur, do të jemi shumë korrekt dhe do të ftojmë qytetarët për të pasur një proces të rregullt zgjedhor”, tha ai, përcjell gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë