Loading…

Pajaziti: Deputetët mos të përfitojnë politikisht nga vdekja e Deharit

  • 17/11/2016 | 11:24

Pajaziti: Deputetët mos të përfitojnë politikisht nga vdekja e Deharit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, duke shprehur ngushëllime familjes Dehari për vdekjen e Astritit, ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet tjera që sa më shpejtë të dalin me rezultatet dhe provat për të sqaruar vdekjen e ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka kërkuar nga deputetët që të mos përfitojnë politikisht nga vdekja e Deharit, derisa ka shtuar se kolegët e tij nuk duhet të luajnë rolin e organit të drejtësisë për rastin e vdekjes së Deharit.

“Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë që të dalin sa më shpejtë me të dhënat, provat dhe argumentet për të sqaruar gjithçka rreth vdekjes së Astrit Deharit. Kërkoj nga Policia e Kosovës dhe prokuroria që të mos dalin me deklarata. Këto nuk i bëjnë mirë familjes Deharit. Ne nuk duhet të bëjmë organin e drejtësisë dhe të mos ndikojmë në sqarimin e këtij rasti dhe procedurave gjyqësore për këtë rast”, ka thënë Pajaziti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë