Loading…

Pagat e mësuesve, Muja: Si vend i varfër, mjaftueshëm i paguajmë se s’kemi më tepër

  • 07/10/2022 | 14:56

Pagat e mësuesve, Muja: Si vend i varfër, mjaftueshëm i paguajmë se s’kemi më tepër

Armend Muaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është deklaruar rreth grevës në arsim dhe mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit për muajin shator.


Muja, ka thënë se të gjithë kanë të drejtën e grevës por se, asnjë praktikë ndërkombëtare nuk e toleron pagesën gjatë grevimit.

“Para nesh janë dy logjika. E para është e drejta për grevë, çdo punëtori i ofrohet mundësia e grevimit. Por nuk ka asnjë mëdyshje, asnjë praktikë ndërkombëtare që e toleron pagesën gjatë grevimit. Të gjithë këtu që folën lë ta gjejnë një rast në botë, që thotë që gjatë grevës paguhen. Por ka një të drejtë, në këtë dilemë ministri i financave, e ka para vetes një dilemë, A ti paguaj 12 milionë euro kundërligjshëm. Ato nuk ka të drejtë ministri i financave me i pagu kundërligjshëm”, ka thënë ai.

Gjatë fjalës së tij, ai ka pasur edhe një debat me deputetët e opozitës, ku u ka kërkuar që të mos i ndërhyjnë në fjalë.

“Tani unë dëgjova juve, nëse ka mundësi se i kam edhe unë ca çështje, Zonja Bajrami kur të kryjë hajde edhe flet këtu.”

Më tej, ai ka dhënë si ide që për t’i dhënë pagat për mësuesit, këta të fundit duhet të bëjnë kompensim të orëve.

“Mësimdhënësit tonë, unë dyshojë që kanë qenë të painformuar për pasojat, dhe rrjedhimisht kanë nevoja për t’i pagu shpenzimet e këtij muaji. Andaj, pagesa në formë të avansit, në kompensim të orëve është rrugë dalja e saj. Mësimi në Kosovë, i ka 185 ditë, nga to i kemi hupë 12% të mësimit. Edhe këto 185 ditë, nxënësit e Kosovës i kanë kah 4 orë në javë. Edhe ashtu ne kemi pak orë mësimore”, ka thënë deputeti i VV-së.

Ai është deklaruar edhe për pagat e mësimdhënësve, ku ka thënë se, si vend i varfër, ata paguhen mjaftueshëm.

“Problemi që ne e kemi, është që i kemi bind mësimdhënësit që pagesat e tyre janë të ulëta. Jo Kosova është e varfër, pagat e mësimdhënësve asnjëherë nuk janë të mjaftueshme. Por është e rëndësishme të bëhet një krahasim. Pagat e mësimdhënësve me këtë rritje, të shkojnë mesatarisht në rreth 480 euro, qaq është rroga mesatare në Kosovë. E dyta, edhe mësimdhënësit e Kosovës paguhen më shumë se mësimdhënësit në Maqedoni e Shqipëri. Si vend i varfër mjaftueshëm i paguajmë se s’kemi më tepër”, ka deklaruar Muja.

Përveç këtyre, ai ka folur edhe për arritshmërinë e nxënësve në testin PISA, ku ka thënë se edhe mësimdhënësit duhet duhet të shtojnë aktivitetin për ‘i ndihmuar nxënësit

“A janë mjaftueshëm jo, por jemi vend i varfër. Realiteti është që nxënësit tonë kanë arritshmëri shumë të ulët, 76 për qind në testin e fundit të PISA-s kanë probleme me lexim në matematikë. Në Shqipëri është 50 për qind. Dhe një prej arsyeve pse kemi arritshmeri të vogël, është së nxënësit tonë i shpenzojnë kah 4 orë në javë në ditje mësim, e që duhet me i pas 6. E dyta, mësimdhënësit tonë i kanë 500 orë në vit. Edhe mësimdhënësit tonë duhet ta shtojnë aktivitetin e tyre për t’i ndihmuar nxënësve”, ka thënë ndër tjerash Muja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë