Loading…

Paga minimale në Kosovë, diskriminuese

  • 05/03/2017 | 21:35

Paga minimale në Kosovë, diskriminuese

Diskriminimi i punëtorëve për pagën minimale pritet që të marrë fund shumë shpejt. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, megjithatë nuk ka dashur që flasë se kur do të rregullohet paga minimale dhe se a do të ketë rritje të kësaj page, duke thënë se është në pritje të grupit punues i cili po merret me këtë çështje.


Në Kosovë janë në fuqi dy lloj pagash minimale: Deri në moshën 35 vjet lejohet që paga minimale të jetë 130 euro, ndërsa mbi këtë moshë të mos jetë nën 170 euro.

Sipas EUROSTAT’it, paga minimale në rajonin e Ballkanit perëndimor është: Sllovenia 805 euro, Kroacia 433 euro, Mali i Zi 288 euro, Serbia 250 euro, Maqedonia 231 euro, Shqipëria 155 euro.

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Haxhi Arifi, ka konfirmuar për televizionin publik se ka filluar puna për e harmonizimin e pagës minimale.

Ai tha se BSKP është e vendosur që paga minimale të jetë 250 euro.

“Ne nuk do të heqim dorë sepse këtë e kemi kërkuar edhe më herët. Sepse në Kosovë nuk kemi paga të kënaqshme sidomos  në sektorin privat”, tha ai.

Që prej themelimit të Këshillit Social është diskutuar që paga minimale në Kosovë të jetë 210 por deri tash nuk është arritur asnjë marrëveshje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë