Loading…

Pacolli, zyrtarëve të BE’së: Demarkacioni nuk ratifikohet si i tillë në këtë periudhë

  • 30/09/2017 | 08:04

Pacolli, zyrtarëve të BE’së: Demarkacioni nuk ratifikohet si i tillë në këtë periudhë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë në Bruksel, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, se i ka njoftuar zyrtarët e BE-së se Kosova në këtë moment nuk ka mundësi të bëjë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kërkon një rrugëdalje tjetër nga kjo sfidë.

“Pata mundësi t’ua shpjegoj situatën reale në Kosovë, ashtu si është situata. Më duket se ua kam bërë të qartë se demarkacioni si i tillë nuk pritet të ratifikohet në këtë periudhë dhe në periudhën e ardhshme. Këtë e ka të qartë secili sot. Edhe dje e kam potencuar, edhe sot”, ka thënë Pacolli pas takimit me zonjën Mogherini.

“Tani është një sfidë e cila duhet të tejkalohet. Sigurisht duhet të gjejmë rrugë tjetër dhe duket se unë e shoh tani se ka hapësirë që të punohet në një alternativë tjetër, duke anashkaluar këtë problem.

Jo për ta anashkaluar dhe lënë aty, por konsiderojmë se është një sfidë e cila duhet të tejkalohet, por jo tani. Nuk mund të tejkalohet tani. Pritet momenti i duhur. Kurrsesi proceset e integrimeve të mos ngelin dhe të mos presin që kjo sfidë të kryhet dhe të ecim përpara. Nëse e bëjmë këtë, është gabim shumë i madh, edhe i Brukselit, edhe i Prishtinës”, ka thënë Pacolli…

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë