Loading…

Pacolli: Vucici është i mireseardhur në Kosovë nëse vizita e tij është me qëllim të mirë

  • 07/09/2018 | 15:50

Pacolli: Vucici është i mireseardhur në Kosovë nëse vizita e tij është me qëllim të mirë

“Nuk kemi kërkesë, nuk është e artikuluar. Le të artikulohet, sigurisht se nuk do të bëhemi kokëfortë”, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare


Ministri i punëve të jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli ka deklaruar sot në Bruksel se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic është i mirëseardhur në Kosovë nëse vizita e tij është me qëllim të mirë, transmeton gazetametro.net.

“Nuk kemi kërkesë, nuk është e artikuluar. Le të artikulohet, sigurisht se nuk do të bëhemi kokëfortë. Në e njohim mirë zotin Vucic dhe nëse vizita është me qëllim të mirë, ai është gjithmonë i mirëseardhur”, u ka thënë ai gazetarëve në Bruksel sipas televizionit serb N1.

Vucic, i cili në Bruksel ka refuzuar të takohet me presidentin Thaçi, pritet që nqë mbrëmje të deklarohet rreth vizitës së tij të paralajmëruar për nesër në Kosovë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë