Loading…

Pacolli viziton muzeun e gjenocidit në Ruanda: Më vjen turp që ne si Qeveri s’kemi ndërtuar një të tillë

  • 01/04/2019 | 15:10

Pacolli viziton muzeun e gjenocidit në Ruanda: Më vjen turp që ne si Qeveri s’kemi ndërtuar një të tillë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë në muzeun e gjenocidit në Ruanda, prej ku ka bërë kërkesë që një i tillë të ndërtohet edhe në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se fotografitë e Kosovës që ndodhen në atë muze, e kanë bërë të qajë.

“Aty gjeta edhe Kosoven. Pashë dy fotografi që më bënë me lot”, ka shkruar ai.

Tutje, Pacolli ka shtuar se i vie turp se si Qeveria ende nuk ka bërë diçka të tillë për vuajtjet që ka përjetuar Kosova.

“Me erdhi turp që qeveritë tona, ku edhe une jam aty, e që ende nuk kemi gjetur kurajon për të bërë dicka te tille per vendin tone dhe vuajtjet qe kemi perjetuar, gjenocidin serb ne Kosovë”, theksoi Pacolli.

Ai ka përfunduar se edhe Kosova duhet ta ndërtojë këtë memorial, derisa ka shtuar se do të propozojë menjëherë për diçka të tillë.

“Kosova duhet ta ndërtoj këtë memorial. Une do të propozoi menjëhere që dicka e tillë është dhimbje por edhe krenari”, ka përfunduar ai./gazetametro.net

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10161479332360153?__xts__[0]=68.ARDWUJZcS1WOphW0wCtAeKY-PXZOFEJaFpW96vYTibLqeN4m_TfWg7bb7PkPwymrjKlCceHAmUyiQXmEkIxfDf00b7lQMIgzIpKpnNDjH_rKf0kVg0OdaKJ8jlygp2q8Ou032rn6nDl0tCAKYhvaThgMCluAWGezKwlYB_2MVvY2zp2FTCFn6e-lDjFiygQsnJxjr2zPHXoga2f-eA0IcH3xZMuUcibVmriZvDHJM7LsQx8FyFcIo9KnbAMA_TKHDr4SJezozaB8a2ff2xpdew9-R3EpwIfEmESmBf9_R3YfzzIOvTMvqvFX-juMrufO0f2pUplquRDrqi8I1edd&__tn__=-R

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: info[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë