Loading…

Çka nëse Korab Sejdiu s’e voton kryeparlamentarin dhe qeverinë?

  • 05/09/2017 | 08:09

Çka nëse Korab Sejdiu s’e voton kryeparlamentarin dhe qeverinë?

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka folur për deputetin nga partia e tij, Korab Sejdiu, i cili kishte thënë se nuk do të e votonte kryeparlamentarin apo qeverinë nga PAN, me të cilin koalicioni lidhi marrëveshje AKR këtë të hënë.


Pacolli tha se nënkryetari i kësaj partie, Sejdiu, do të mbetet pjesë e AKR-së dhe se Pacollit nuk i intereson absolutisht se a e voton apo jo Sejdiu qeverinë apo kryeparlamentarin, njofton Klan Kosova.

“Korab Sejdiu është shumë i përgjegjshëm, është nënkryetar i AKR-së dhe absolutisht nuk më intereson se zotëri Sejdiu do ta votojë apo nuk do ta votojë kryeparlamentarin apo qeverinë, por Sejdiu do të jetë pjesë e AKR-së dhe do të jetë i përgjegjshëm në sfidat e ardhshme si deputet i Kuvendit të Kosovës”.

Koalicioni PAN nënshkroi marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit dje në orët e pasdites, pasi ky i fundit e shkëputi marrëveshjen për koalicion parazgjedhor që e kishte me LDK-në dhe Alternativën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë