Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli, ka reagur pas lajmit për denimin e publicistit Enver Robellit nga ana e gjykatës së Zvicres.
Pacolli ka thënë që Robelli e ka fyer padrejtësisht nëpërmjet shkrimeve të tij përderisa ishte gazetar në Kohën Ditore. Dhe së kurrë nuk e ka kuptuar frustrimin e Robellit, raporton gazetametro.net
“Të dashur miq, Sigurisht ju kujtohet sa herë gazetari i Kohës Ditore, Enver Robelli, me shkrimet e tij më ka fyer padrejtësisht nëpërmjet shkrimeve të tij. Atë njeri e kam parë vetëm dy herë në jetën time dhe nuk kam pas të bëj asgjë me të. Kurrë nuk e kam kuptuar frustrimin e tij ndaj meje, frustrim i cili e shtynte të shpifte kundër meje. Sidoqoftë, krejt në fund, unë e padita në Zvicër për shpifje dhe drejtësia e DËNOI atë.”
Në fund Pacolli ka thënë se shpreson qe ky denim të jetë një arsye që Robelli të reflektojë për krejt ofendimet e tij pa kurrfarë baze që ua bën njerëzve padrejtësisht, madje duke i fyer ata në kundërshtim me çdo kod gazetaresk./gazetametro.net