Loading…

Pacolli: Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë, ai më nuk është president i Kosovës

  • 26/08/2018 | 16:53

Pacolli: Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë, ai më nuk është president i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se presidentit Hashim Thaçi nuk duhet t’i lejohet kthimi në Kosovë, ndërsa thekson se më nuk është president i Kosovës.

Ajo ka shkruar në Facebook se në takimin e djeshëm në Austri presidenti kosovar së bashku me Vuçiqin vendosin të ardhmen e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t’i konsultojmë miqtë ndërkombëtar sepse ai me mikun e tij Vuçiqin vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë. Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës. Prandaj, Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë. Thaçi më nuk është President i Kosovës”, ka shkruar ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë