Loading…

Pacolli takon Haradinajn në Francë (Foto)

  • 29/01/2017 | 20:37

Pacolli takon Haradinajn në Francë (Foto)

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka vizituar udhëheqësin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë. Përmes një postimi në facebook ai tha se takimi me ishte ndjenjë e veçantë, ndjenjë dashurie dhe dhimbjeje.

“Ishte ndjenje e vecante, nje ndjenjë dashurie dhe dhimbje takimi me Ramushin”, ka treguar ish-presidenti i Kosovës për takimin që ka pasur me ish-kryeministrin e vendit, shkruan Pacolli.

Pacolli tha se është e pakuptueshme si një njeri si Haradinaj të përballet me probleme të tilla, kur i ka përfunduar të gjitha proceset.

“E pakuptueshme se si nje njeri si Ramushi të përballet me probleme gjyqesore edhe pse i ka perfunduar te gjitha proceset”, ka shkruar Pacolli në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Do kthehet ne shtepi se shpejti dhe kjo ndjenjë e dhimbjës qe kisha per te, nuk do te jete me. Se shpejti do kthehet ne Kosove, se pari te prindërit e te shoqja dhe femijet e tij të mrekullueshem. Edhe miqët e vet kudo në Kosovë e gjetiu e presin kethimin e tij”, thuhet në shkrimin e Pacollit./Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë