Loading…

Pacolli: Sjelljes skandaloze të Serbisë po i vie fundi

  • 06/11/2018 | 19:26

Pacolli: Sjelljes skandaloze të Serbisë po i vie fundi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sjelljes skandaloze dhe anti-evropiane të Serbisë, po i vie fundi.


Kjo deklaratë e Pacollit vjen pas vendimit të Qeverisë për të rritur taksën për të gjitha produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina, shkruan gazetametro.net.

Ai ka thënë se  me këtë vendim ka filluar aplikimi i një qasje proporcionale, përmes të cilës Serbia do ta kuptojë se është ajo që të paguajë për sjelljet negative, dëmtuese dhe cenuese ndaj Kosovës.

Ndër të tjera, Pacolli ka shtuar se kjo praktikë vlenë edhe për tregti, ekonomi, drejtësi, siguri, dhe se do të vlejë edhe për politikë dhe diplomaci

Ky është postimi i plotë i Pacollit.

Ka kohë që në vazhdimësi i informoj institucionet evropiane për sjelljen skandalozë të Serbisë dhe institucioneve të saj kundër lirive njerëzore dhe atyre ekonomike të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ka kohë që në të gjitha forumet, në të gjitha takimet, vazhdoj ta shtrojë çështjen e sjelljes skandaloze të diplomacisë serbe përkitazi me propagandën dhe lajmet e rreme të regjimit jo demokratik në Serbi. Ka kohë që në vazhdimësi e përsërisë që kësaj sjellje skandaloze dhe anti-evropiane të Serbisë do t’i vie fundi, dhe se për gjithçka ka një pikë ku durimi prek fundin. Pikërisht sot, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vënien e masave të importit ndaj Serbisë, ka mbaruar durimi. Pikërisht sot, ka filluar aplikimi i një qasje proporcionale, dhe nëse është nevoja edhe përshkallëzuese, përmes së cilës Serbia do ta kuptojë që për cilëndo sjellje të saj negative, dëmtuese, dhe cenuese ndaj Kosovës, do të ketë një çmim të cilin do ta paguaj fillimisht ajo. Kjo praktikë vlen për tregti, për ekonomi, për drejtësi, për siguri, do të vlejë edhe për politikë të jashtme dhe diplomaci. Të durosh është forcë, por të veprosh me durim është mençuri. Nga sot fillojnë masa specifike të veprimit me durim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë