Loading…

Pacolli reagon për arrestimin e Nezir Mehmetajt: Jemi duke punuar për lirimin e tij nga burgu

  • 04/01/2020 | 11:17

Pacolli reagon për arrestimin e Nezir Mehmetajt: Jemi duke punuar për lirimin e tij nga burgu

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të kosovarit, Nezir Mehmetaj, i cili u ndalua në Merdare nga serbët, transmeton Gazeta Metro.

“Ne e dënojmë arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Zyra jonë e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit”, ka shkruar Pacolli.

Më tej, kryediplomati ka thënë se Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike.

“Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Brukseli, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, ka deklaruar Pacolli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë