Loading…

Pacolli reagon edhe njëherë ndaj videos çoroditëse të VV’së: ‘Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale’

  • 05/10/2022 | 21:12

Pacolli reagon edhe njëherë ndaj videos çoroditëse të VV’së: ‘Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale’

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar edhe njëherë ndaj videos të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku të gjithë liderët politik i quan shkatërrues të vendit. Pacolli ka thënë se është i ngopur dhe i realizuar dhe se nuk është në kërkim të pushteti politik, shkruan Gazeta Metro.


Pacolli tha se është i ngopur me para, pozita e luks, por ka thënë se i vjen keq që s’ka pasur asnjëherë mundësi që ta udhëheqë dhe zhvillojë Kosovën.

“Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time. Zoti është mbrojtja ime e vetme. Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani. Po ashtu, nuk do të ndalem së ndihmuari njerëzit në nevojë. Ky jam unë”, ka shkruar Pacolli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë