Loading…

Pacolli: Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, dituria dhe kreativiteti

  • 13/08/2022 | 10:12

Pacolli: Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, dituria dhe kreativiteti

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli është shprehur se dëshiron ta shoh Kosovën me një Qeveri të fortë, me njerëz punëtorë e pragmatik.


Megjithatë, ish-ministri i Punëve të Jashtme theksoi se kësaj Qeverie po i mungojnë idetë zhvillimore,  kuadrot, eksperienca dhe dituria.

Sipas tij, kjo Qeveri do të ishte një Qeveri e mirë për Kosovën nëse do të ishte proaktive.

“Unë nuk kisha dashur që Qeveria e Kosovës të rrëzohet. Unë kisha dashur ta shoh Kosovën me një Qeveri të fortë. Kisha dashur të shoh Kosovën me njerëz punëtorë me njerëz pragmatik. Unë nuk kisha me thënë është një qeveri e fortë që është dinamike”.

“Dinamizmi lind prej kreativitetit. Nëse nuk je kreativ nuk je i aftë për të krijuar ide zhvillimore. Nëse nuk ki ide zhvillimore t’i nuk ki në periudhë të caktuar kur mi implementuar ato dhe mbetesh me duar bosh. Prandaj kjo Qeveri do të ishte një Qeveri e mirë për Kosovën nëse do të ishte proaktive”.

“E ka shumicën dhe mund t’i qoj gjërat përpara në mënyrë fantastike. Dhe e shoh se Qeverisë i mungojnë kuadrot, eksperienca, dituria dhe kreativiteti. E këta njerëz nuk po i shoh në Qeverinë Kurti”, tha Pacolli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë