Loading…

Pacolli: Po i bëjmë dy lista zgjedhore

  • 12/05/2017 | 21:52

Pacolli: Po i bëjmë dy lista zgjedhore

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë së partia e tij është duke i bërë dy lista sa i përket koalicioneve parazgjedhore.


“Po i bëjmë dy lista, listën e gjerë nëse shkojmë të vetëm si parti në zgjedhje, dhe listën e tkurrur nëse shkojmë në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti tjetër” ka thënë Pacolli, në një intervistë për RTK’në.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit është folur se AKR është duke biseduar me disa parti për koalicion të mundshëm parazgjedhor, në mënyrë që kjo parti të mund të bëhet pjesë e legjislaturës së ardhshme.

Pacolli si kusht për të hyrë në koalicion parazgjedhor me ndonjërën nga partitë e mëdha, ka vënë mandatimin e tij për postin e kryeministrit, dhe marrjen nën drejtim nga partia e tij të resoreve ekonomike të qeverisë, siç janë Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë