Loading…

Pacolli nuk shihet duke ngritur dorën, a votoi ai pro bllokimit të produkteve serbe?

  • 21/11/2018 | 15:34

Pacolli nuk shihet duke ngritur dorën, a votoi ai pro bllokimit të produkteve serbe?

Qeveria e Ramush Haradinajt sot rriti taksën mbrojtëse ndaj produkteve serbe, nga 10 për qind në 100 për qind, duke ua bërë bllok prodhuesve serb në Kosovë.


Por, në bazë të fotografive që kryeministri Haradinaj ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook ku shihet momenti i votimit të kësaj takse, është i vetmi zv.kryeministri Behgjet Pacolli i cili nuk e ka dorën e ngritur për ta votuar këtë vendim, shkruan gazetametro.net.

Edhe pse nuk është e sigurt nëse Pacolli nuk e ka mbështetur këtë vendim, pasi ai mund të ketë ulur dorën para se të shkrepej fotografia, i mbetet zyrës së tij që të tregojë nëse zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm ishte kundër kësaj takse.

Propozimi për këtë taksë erdhi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dhe mori mbështetje nga kabineti qeveritar i Haradinajt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë