Kryetari i i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se Kenia i ka njohur pasaportat e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Pacolli ka njoftuar se pas vizitës në Nairobi, ka pasur takim me Presidentin e Republikës së Kenias, William Ruto, dhe se është njoftuar se është marrë vendim që Republika e Kenias, se njohja e pasaportës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit të fillimi të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
“Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, tha Pacolli.
Postimi i plotë:
Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian./gazetametro.net