Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), ka ngatërruar George W Bushin e ri me babain e tij George H.W Bush i cili ka ndërruar jetë sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij, Pacolli kishte shprehur ngushëllime për vdekjen e Bushit, në gjuhën angleze, mirëpo kishte ngatërruar atë me Bushin e ri.
Në fillim postimi të tij, Pacolli kishte shkruar se “Lajmin për vdekjen e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, George W. Bush e pranova me dhembje…”, kishte shkruar Pacolli.
“Lajmin për vdekjen e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhorxh W. Bush e pranova me dhembje, shqiptarë do të jenë mirënjohës për mbështetjen e tij të madhe, për demokracinë në Shqipëri, si dhe për sigurinë dhe lirinë e popullit në Kosovë, për humbjen e një miku të vërtetë dhe të madh të shqiptarëve, i shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së ish-Presidentit Bush dhe popullit amerikan”, ka shkruar Pacolli.
George H.W Bush i cili ka qenë president i ShBA-së, nga viti 1989 deri në vitin 1993 dhe ka ndërruar jetë sot në moshën 94-vjeçare.
Në zgjedhjet e vitit 1993 humbi kundër Bill Klintonit. Por familja e tij u rikthye në krye të vendit menjëherë pas largimit të Klintonëve. Nga viti 2001 e deri në vitin 2009, SHBA-të u udhëhoqën nga djali i tij, George W. Bush.