Loading…

Pacolli në Lipjan: Koha e fundit për ndryshime

  • 29/05/2017 | 20:16

Pacolli në Lipjan: Koha e fundit për ndryshime

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli,sot në Lipjan i prezantoi kandidatët e AKR-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.


Ai tha se tani është koha e fundit për ndryshime dhe se vota duhet të drejtohet nga njerëzit të cilët Kosovës do t`ia japin drejtimin e duhur.

” Ju keni parë kush ka ndërtuar fabrika, kush punon për rini. Shikoni rreth vetës tuaj kush e meriton”, ka thënë i pari i AKR-së.

Pacolli ka treguar se AKR ka program qe kthen barazinë tek qytetarët, që respekton ligjin dhe qytetarin e Kosovës. Ai gjatë fjalimit të tij përmendi edhe Fabrikën e kërpudhave e cila është duke u ndërtuar në Lipjan me iniciativën e Presidentit Pacolli.

“Ne tash jemi duke e ndërtuar edhe një fabrikë gjigande të kërpudhave në Lipjan. Kjo do të jetë edhe një fabrikë që do të përdorë teknologji moderne dhe do të punësojë qindra njerëz”.

Pacolli ka shtuar se me qeverisjen e koalicionit AKR-LDK ndryshimi do të vijë edhe në komunën e Lipjanit.

“Aleanca Kosova e Re përbëhet nga njerëz besnikë, të denjë dhe të duhur për udhëheqje. Vota juaj duhet të drejtohet tek koalicioni AKR-LDK, tek njerëzit që ju besoni, sepse ata do të jenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës”, tha Pacolli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë