Loading…

Pacolli, ministrit të jashtëm turk: Investoni sa më shumë në Kosovë

  • 19/10/2018 | 20:19

Pacolli, ministrit të jashtëm turk: Investoni sa më shumë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu po qëndron në Prishtinë, ai është takuar edhe me homologun e tij në Kosovë, Behgjet Pacollin.


Me këtë rast Pacolli konfirmoi se bashkëpunimi me Turqinë do të vazhdojë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë politike.

“Turqia vazhdon ta mbështes edhe në të ardhmen Kosovën, ku vendi do të kishte të vështirë të ec me tempon pa mbështetjen e shtetit turk. Po ashtu biseduam për bashkëpunimin në të gjitha fushat, por edhe për arritjet ekonomike dhe sfidat që na presin.

Kosova tani gjendet para disa sfidave siç janë; integrimi në organizata si Interpoli e UNESCO vitin e ardhshëm, por biseduam edhe për dialogun dhe të arriturat dhe sfidat që na presin në dialogun me Beogradin”, u shpreh Pacolli.

Ai madje u shpreh se Kosova ka premtimin e Turqisë për mbështetjen në anëtarësimin në organizatat e cekura, por edhe çdo kërkesë tjetër në lidhje me dialogun.
Ndërsa në fund pati edhe një kërkesë, që të investojnë dhe më shumë në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë