Loading…

Pacolli livdohet me ‘pelqimet’ që mori në Facebook për ditëlindje

  • 02/09/2019 | 09:36

Pacolli livdohet me ‘pelqimet’ që mori në Facebook për ditëlindje

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, siç duket po krenohet me pelqimet që ka marrë në foton e ditëlindjes në Facebook, e që janë plotë 17.000, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se është për t’u admiruar, se si aq shumë persona ia uruan ditëlindjen.

Ai është përkujdesur që të tregojë edhe numrin e saktë të tyre.

“Është për të admiruar bashkatdhetarët e mi, me sa shumë dashuri dhe dashamirësi më uruan ditëlindjen. Janë mbi 300 telegrame të shkruara, mbi 40 000 urime përmes Facebook, mbi 7000 urime (në postimin tim me mbi 17 000 pëlqime deri tani)”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Në fund, ai ka falenderuar të gjithë, ndërsa ka thënë se ‘kjo është shumë e rëndësishme për të’.

Ndryshe, dy ditë më parë, Pacolli ka mbushur 68 vjet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë