Loading…

Pacolli krenar që ka në listë bijën e Naim Tërnavës

  • 23/05/2017 | 20:52

Pacolli krenar që ka në listë bijën e Naim Tërnavës

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, krenohet me prurjen e re në partinë e tij.


Ajo është Refiqe Tërnava, bija e Naim Tërnavës, myftiut të Kosovës.

Pacolli u shpreh se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për AKR-në dhe Parlamentin e Kosovës.

“Një përforcim i rëndësishëm për ne. AKR është edhe më e fortë sot. Nënat dhe familjet kosovare në përgjithësi do ta kenë një zë të fuqishëm në funksion të tyre”, ka shkruar ai, përcjell gazetametro.net.

Gjithashtu Pacolli deklaroi se ajo është një zonjë, politologe me profesion më një edukatë dhe kulturë të lartë.

“Jam i sigurt që kjo zonjë e ka gjet shtëpinë e vet nga ku do ta jep kontributin e madh për një të ardhme më të mirë. Ta bëjmë Kosovën madhështore”, tha Pacolli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë