Loading…

Pacolli: Kërcënimi më shtyri në koalicion me LDK’në

  • 27/05/2017 | 09:48

Pacolli: Kërcënimi më shtyri në koalicion me LDK’në

 

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se kërcënimi ndaj tij ka ndikuar që të hyjë në koalicion me LDK-në.


Ai ka refuzuar të pranojë nëse është kërcënuar nga PDK-ja, megjithatë ka pranuar se ka mbajtur takim në rezidencën e tij me krerët e PDK-së para se të hynte në koalicion me LDK-në.

“Po, jam kërcënuar dhe kjo ka ndikuar që të hyjë në koalicion me LDK-në. Mora një mesazh në moment të fundit kur e mora këtë vendim. Por, s’kam hyrë për inat të askujt”, ka thënë ai, derisa ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjen nëse është kërcënuar nga PDK-ja.

Marrëveshjen e nënshkruar me Isa Mustafën e ka pranuar në natën e fundit, por ka thënë se nuk do eci nën hije të tij. Koalicionin me LDK-në ai e konsideron si të përshpejtuar, megjithatë edhe me VV kishte pasur takime të shumta qysh para 5 muajsh.

“Më vije keq që nuk jemi në koalicion edhe me VV”, ka thënë Pacolli, për të cilën thotë se nuk premtoi koha.

Pacolli ka thënë se kanë bërë dy sondazhe, që më pas kaluan pragun në çfarëdo forme, e më pas thotë se “diçka” e shpejtoi këtë koalicion që në fund vendosën të shkonin me LDK-në.

“Një ditë do ta mësoni arsyen se çfarë ka ndodhur, ishte natë e ndodhive të mëdha e këtë do ta mësoni në librin tim të cilin jam duke e shkruar”, tha Pacolli. Ai kategorikisht ka mohuar se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim me PDK-në. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë