Loading…

Pacolli ironizon me Kurtin pasi investitori largohet nga Kosova: Fajet i kanë ‘hajnat e mëhershëm’

  • 29/11/2021 | 19:29

Pacolli ironizon me Kurtin pasi investitori largohet nga Kosova: Fajet i kanë ‘hajnat e mëhershëm’

Lideri i AKR’së si dhe deputeti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka reaguar lidhur me lajmin që një kompani e huaj ka refuzuar investimin në Kosovë, ndërsa ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti, përcjellë Gazeta Metro.


Kjo kompani pretendonte t’i investonte në Kosovë hiq më pak se 110 milion euro, por për shkak të procedurave ka zgjedhur Maqedoninë për të investuar.

E për këtë ka reaguar Pacolli duke ironizuar me Kurtin, ai ka thënë se firma franceze ka ikur për shkak të ‘hajnave të vjetër’.

“Po kjo firmë franceze pse iku nga Kosova e shkoi ne Maqedoni? …. si duket prap keta “hajnat e maparshem” janë fajtor!”, ka shkruar ai./gazetametro.net

Qeveria nuk arriti t’i kryej procedurat e nevojshme, humb investimi 110 milionë euro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë