Kandidati i paralajmëruar i AKR-së për kryetar të Lipjanit, Sabit Pacolli  ka reaguar lidhur me shkrimet që thuhet se  kandidati për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci, gjatë ditës së premtë e ka përzënë Behxhet Pacollin nga një lokal në Drenas.
Pacolli ka thënë se sapo të kthehet në Kosovë, do të vizitojë së bashku me Behxhet Pacollin fshatin ku jeton Ramiz Lladrovci.
“Kysmet sa të kthehem në Kosovën time të dashur se bashku me Presidentin do të shkojm në fashtin e Lladrovcit me pi qaj” shkruan Sabit Pacolli në Facebook./gazetametro.net