Loading…

Pacolli i dorëzon Prokurorit Special 10 mijë dokumentet që dëshmojnë krimet e luftës në Kosovë

  • 10/12/2019 | 15:01

Pacolli i dorëzon Prokurorit Special 10 mijë dokumentet që dëshmojnë krimet e luftës në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka paraqitur mbi 10 mijë dokumenteve që i janë dorëzuar Prokurorit Special të Kosovës për krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Në një konferencë për shtyp, Pacolli tha se vendi mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë nëse ndriçohen ditët e errëta të së kaluarës me anë të dokumentimit të torturave, vrasjeve, përdhunimeve, dëbimeve me forcë si dhe krimet e tjera të luftës të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve gjatë luftës.

‘Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë mizoritë e së kaluarës. Ne ia kemi borxh viktimave të këtyre krimeve kundër njerëzimit. Ne ia kemi borxh edhe vetvetes: ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë nëse ndriçojmë ditët e errëta të së kaluarës. Është një detyrim moral ndaj njerëzimit. Detyra historike është të dokumentohen torturat, vrasjet, përdhunimet, dëbimet me forcë dhe krimet e tjera të luftës të kryera nga forcat e qeverisë serbe dhe jugosllave kundër shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1998-1999. Kosova duhet të tregoj fushatën e koordinuar dhe sistematike për të terrorizuar, vrarë dhe dëbuar shqiptarët e Kosovës që u organizua nga nivelet më të larta të qeverive serbe dhe jugosllave në pushtet në atë kohë, që kishte rezultuar në shpërnguljen më të madhe të popullsisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore’, tha Pacolli.

Sipas tij, këto dokumente të cilat dëshmojnë përgjegjësinë politike dhe individuale të krimeve të luftës në Kosovë, janë siguruar nga burime të ndryshme përmes mënyrave ligjore për të siguruar mbështetje për prokurorët tanë.

‘Kemi dorëzuar tek Prokuroria Kosovës mbi 10 mijë dokumente dhe fakte që dëshmojnë përgjegjësinë politike dhe individuale të krimeve të luftës të kryera në Kosovë nga Serbia. Mijëra dokumente që duhet të përpunohen nga prokurorët dhe të gjejnë individë përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë. Këto dokumente janë siguruar nga burime të ndryshme përmes mënyrave ligjore për të siguruar mbështetje për prokurorët tanë. Kjo është mënyra e vetme që Kosova ta mbajë të vërtetën gjallë dhe të sjell drejtësi. Kjo është mënyra e vetme për të kujtuar atë që ndodhi në Kosovë’ përfundoi Pacolli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë