Loading…

Pacolli i bën thirrje të ndahet LDK’ja: Ikni nga trutharët Agimi, Isa e Luta, ejani me Vetëvendosjen

  • 19/03/2020 | 15:40

Pacolli i bën thirrje të ndahet LDK’ja: Ikni nga trutharët Agimi, Isa e Luta, ejani me Vetëvendosjen

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli i ka bërë thirrje sot ‘Brezit të Republikës’ në Lidhjen Demokratike që të bashkohen me ta, sic thotë ajo që të punojnë për zhvillimin e vendit.

Pacolli ka cituar përmes një shkrimi në Facebook deklaratën që sot ka bërë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, që ka deklaruar se mocioni i mosbesimit do të thotë shkatërrim, jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin.

Deputetja e LVV-së i ka bërë thirrje “brezit të Republikës” që të veprojnë në shërbim të dobisë së prëgjithshme.

“Mos ndjekni ata (Agimin, Isën e Lutën), truri i të cilëve është tharë nga interesat e tyre të ngushta. Ndjekni hapat e së ardhmes, të punojmë së bashku drejtë një qëllimi fisnik për përparimin e zhvillimin e vendit tone”, ka deklaruar ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë