Loading…

Pacolli flet për vizitën e Vucicit: Është i mirëseardhur në Kosovë, por jo në Ujman

  • 07/09/2018 | 12:33

Pacolli flet për vizitën e Vucicit: Është i mirëseardhur në Kosovë, por jo në Ujman

Minstri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur nga Brukseli në lidhje me vizitën e Vucicit në Kosovë.


Ai para mediave tha se presidenti serb, Aleksandar Vucic ka kërkuar leje për vizitë dhe një e tillë i është aprovuar, raporton Gazetametro.net.

Por siç thotë Pacolli, Vucic e ka bërë një plan tjetër ku thuhet se do ta vizitojë edhe Ujmanin, për të cilin s’i është dhënë leje.

‘Vizita në Ujman e pakuptimtë, nuk e di për çfarë arsye do ta vizitojë në kohë të dialogut, atje s’ka banorë ska qendër urbanistike. Cdo vizitë duhet me pasë një arsye, duhet me pas një farë baze’, ka thënë Pacolli.

Pacolli shton se nëse i njëjti, do bënte kërkesën për vizitë në Ujman dhe t’i tregonte arsyet, s’do kishin nguruar t’i japin leje.

Ndërkohë, si shkak i këtyre pengesave që i’u bënë presidentit serb, u anulua edhe takimi i përbashkët në Bruksel mes dy presidentëve dhe Mogherinit./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë