Loading…

Pacolli: Dy njohje për Kosovën tashmë i kam në telefon

  • 08/06/2017 | 22:20

Pacolli: Dy njohje për Kosovën tashmë i kam në telefon

Presidenti i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se në rast se qeveria do të udhëhiqet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, pas 4 vitesh do të ketë 150 njohje nga shtetet e tjera për Kosovën. Madje ai ka thënë se dy njohje i ka ‘në telefon’.


“Nuk më nevojitet politika se nuk kam përfitu prej saj e as nuk dua të përfitoj por e di që mund të bëj mrekulli për të, jo vetëm si Behgjet. Ministria e Punëve të Jashtme duhet ta ketë një ministër të dëgjueshëm e të punojë sipas rekomandimet e mia e unë ia hapi derën kudo që ai të ketë më lehtë të lobojë”, ka thënë Pacolli.

Tutje, ai ka thënë se Enver Hoxha ‘nuk ka dashur të jetë afër meje’, por ka thënë se do të jetë afër ministrit të ardhshëm që do ta ketë Kosova, nëse do të qeveriset nga ky koalicion.

“Enver hoxha ska dasht me qenë afër meje por unë do të jem afër ministrit të jashtëm që do të kemi. Në mandatin e ardhshëm do të ketë mbi 150 njohje. Madje, këtu në telefon i kam 2 njohje të gatshme.“ ka thënë Pacolli në Tribuna Channel.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë