Loading…

Pacolli finalizon ndihmën në Thuman, prezent edhe Edi Rama

  • 25/11/2021 | 14:51

Pacolli finalizon ndihmën në Thuman, prezent edhe Edi Rama

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka dorëzuar sot banesat në Thuman, që ishin pjesë e donacionit të tij në shumë prej 1.250.000 kur Shqipëria u godit nga tërmeti vitin e kaluar shhkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se rindërtimi në këtë pjesë është bërë sipas normave strikte europiane teksa pjesë e inagurimit kanë qenë edhe vëllezërit  tij si dhe bashkëpunëtor të tjerë.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vëllezërit e mi Afrimin dhe Rrahimin, dhe bashkëpunëtorët e mi Valonin, Nelsonin, Dritonin dhe koperuesit tjerë, sot në Thumanë dorëzuam banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti. Nga afër, përjetuam pamjet transformuese të këtij blloku të mrekullueshëm banimi të ndërtuar sipas normave strikte europiane, pra një ambient me ndërtesa moderne, ngjyra të bukura, shëtitore, hapësira të gjelbra, lodra për fëmijë, hapësira për aktivitete tregtare, për aktivitete biznesi të ri etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjarët e mi, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë ata që morën pjesë në punë për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.Zoti i bekoftë familjet shqiptare kudo që janë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë