Loading…

Pacolli do ta denoncojë ish-kryetarin e Kushtetueses për shpifje

  • 05/01/2017 | 22:02

Pacolli do ta denoncojë ish-kryetarin e Kushtetueses për shpifje

Pas deklaratës së ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se njerëz të Behgjet Pacollit i kishin ofruar atij 1 milion euro për të marrë vendim që e linte këtë të fundit në krye të shtetit, ka reaguar vetë Pacolli.


Pas një debati televiziv, ku Hasani e ka lakuar emrin e Pacollit, ky i fundit është deklaruar se do ta padisë për gënjeshtra dhe shpifje, shkruan gazetametro.net.

“E shikova emisionin e Adriatik Kelmendit dhe rastësisht e dëgjova tek përmendet emri im. Enver Hasani, unë nesër do të ju denoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim”, ka shkruar Pacolli. “O Zot… kush e ka udhëhequr Gjykatën Kushtetuese të Kosovës! Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës”, ka thënë Pacolli.

Hasani ka thënë më herët se njerëzit e Behxhet Pacollit i kishin ofruar 1 milion euro Enver Hasanit, atëherë kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

“Njerëzit e Pacollit më ofruan 1 milion euro për vendim në favor të tij në Kushtetuese”. E gjithë kjo shumë për të ndryshuar vendimin e gjykatës rreth rastit Pacolli.

“Njerëzit e Pacollit m’i kanë ofruar 1 milion euro, përveç kërcënimeve që kam marrë unë dhe familja ime në emër të tij. Në një ditëlindje ku isha i ftuar, në Prishtinë, më afrohet një person dhe më thotë, xhirollogarinë në bankë se kemi fol me një mik timin të përbashkët, nuk është me rëndësi emri, i thashë për çka, tha për me t’i bartë paret, ishte tri katër ditë para se me ndodh vendimi për rastin Pacolli”, ka thënë ai./ Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë