Loading…

Pacolli: Deklarata e Pavarësisë vazhdon të jetë më i bukuri dokument që kam firmosur në jetë

  • 16/02/2022 | 23:39

Pacolli: Deklarata e Pavarësisë vazhdon të jetë më i bukuri dokument që kam firmosur në jetë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 14’vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Pacolli në postimin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se rrugëtimi i vendit nuk ishte i lehtë andaj duhet të punohet për forcimin dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke u dhënë motiv që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe jo të ëndërrojnë largimin.

Pacolli theksoi se: “Nga zemra uroj të gjithë shqiptarët, kudo, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nesër po bëhen 14 vjet kur ne shpallëm pavarësinë, të cilën e kishim ëndërruar kaq gjatë. Rrugëtimi nuk ishte i lehtë dhe vazhdon të mos jetë, por duhet të punojmë të gjithë së bashku për të forcuar vendin tonë dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Duke u dhënë motiv dhe vullnet të qëndrojnë në vend, dhe jo të ëndërrojnë largimin. Kjo ishte edhe ëndrra e heronjve tanë, të cilët dhanë edhe jetën për Kosovë, e të cilët ne sot dhe përgjithmonë duhet t’i kujtojmë”.

Ai ndër të tjera kujtoi edhe momentin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, duke e cilësuar si momentin më të bukur të jetës së tij, duke u shprehur: “Nga të gjitha dokumentet që kam firmosur në jetë, Deklarata e Pavarësisë vazhdon të jetë më e bukura e jetës sime. Urime gjithëve kjo ditë e madhe!”.

Kujtojmë që nesër është 14 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë