Loading…

Pacolli çelësi i formimit të qeverisë, kontaktohet nga Veseli

  • 12/06/2017 | 14:45

Pacolli çelësi i formimit të qeverisë, kontaktohet nga Veseli

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, edhe pse po del si më i votuari në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, pothuajse do ta ketë të pamundur ta formojë qeverinë, vetëm me minoritetet, duke përfshirë këtu edhe Listën Serbe.


Mundësia e vetme që i nominuari për kryeministër i PAN, Ramush Haradinaj, të mund ta kalojë në Kuvend formimin e qeverisë, është marrja në koalicion paszgjedhor edhe i ndonjë partie tjetër parlamentare, shkruan gazetametro.net.

PAN pritet që t’i ketë 37-38 deputetë, dhe për të arritur minimumin e nevojëshëm prej 61 deputetëve, përveç 20 deputetëve të minoriteve, u duhen edhe rreth pesë deputetë të tjerë.

Një mundësi e tillë, është që çelësi i formimit të qeverisë së ardhshme të jetë Behgjet Pacolli, pasi LDK e VV po deklarohen kategorikisht kundër ndonjë koalicioni paszgjedhor me PAN.

Gazeta Metro, nga burime të afërta me koalicionin PAN, ka mësuar se kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, vetëm se ka vendosur kontaktet e para me Behgjet Pacollin, për të shikuar mundësitë e përfshirjes së këtij të fundit në koalicion paszgjedhor.

Siç mësohet, ata nuk janë thelluar në negociata, pasi duhet pritur ende për të parë se sa deputetë do t’i marrë AKR, e cila është në koalicion parazgjedhor me LDK’në dhe Alternativën.

Këto burime i kanë thënë Gazetës Metro, se Veseli dhe Pacolli, e kanë lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të bisedave për përfshirjen e AKR’së në koalicion. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë