Loading…

Pacienti sulmoi mjekun në spitalin e Mitrovicës, zbulohet arsyeja

  • 14/07/2018 | 20:33

Pacienti sulmoi mjekun në spitalin e Mitrovicës, zbulohet arsyeja

Në spitalin e Mitrovicës, shpesh herë ka edhe përleshje. Së fundi një rast i tillë ka ndodhur të dielen, kur një pacient ka sulmuar doktorin. Sipas, drejtorit mjekësor në këtë spital, raste të tilla ndodhin shpesh, e zënka e fundit u bë për shkak të kërkesës së mjekut, që pacienti të kontrollohet në Vushtrri.

Gjithçka duket shumë qetë por njësoj nuk ishte të dielën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Nja ngjarje e pazakonte kishte ndodhur brenda këtij institucioni shëndetësor. Një pacient i cili kishte ardhur të kërkoj ndihmë mjekësore ishte kacafytur me njërin nga mjekët e këtij spitali kur ky i fundit i kishte thënë pacientit që duhet të kthehet në Spitalin e Vushtrrisë.

Musa i cili është udhëheqës i stafit mjekësor për T7 ka treguar që mes palëve ka përfunduar me paqe. Por për Musën ky nuk është sulmi i vetme që kanë mjekët në këtë spital. Këtë e konflikt e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Ata për T7 kane thënë se gjithçka përfunduar mes doktorit dhe pacientit por qe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje të mëtutjeshme të policisë. Një shqetësim tjetër për udhëheqësit e këtij spitali është ikja e mjekëve nga Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë