Loading…

“Pa media të lira Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive perëndimore”

  • 03/05/2018 | 12:54

“Pa media të lira Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive perëndimore”

Për ditën e lirisë së shtypit gazetarët i ka uruar edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.


Hasani ka folur për rëndësinë e vlerës së lirisë së mediave dhe ka theksuar se pa liri të mediave Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive Perëndimore.

“Liria e shtypit është vlerë që shtyn përpara ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit.

Gazetarët janë gur themel demokracisë dhe ne si Kosovë duhet t’u ofrojmë gjithë hapësirën e nevojshme që ata të mund të kryejnë misionin e tyre.

Pa media të lira, të cilat raportojnë dhe godasin të metat në shoqërinë tonë, Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive perëndimore.

Urime, Dita e Lirisë së Shtypit!” ka shkruar Hasani në facebook /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë