Loading…

‘Pa marrëveshje, veç ngërç e përçarje’ – Opozita ‘shpartallon’ Abdixhikun pas takimit me Kurtin

  • 05/08/2026 | 10:38

‘Pa marrëveshje, veç ngërç e përçarje’ – Opozita ‘shpartallon’ Abdixhikun pas takimit me Kurtin

Takimi i shumëpërfolur mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili nuk prodhoi asnjë marrëveshje, nxiti valë reagimesh në kampin opozitar. Përveç kritikave të ashpra nga PDK-ja dhe AAK-ja, pakënaqësi janë shprehur edhe nga zëra brenda LDK-së, të cilët e kanë parë me dyshim vendimin e Abdixhikut për t’iu përgjigjur ftesës së liderit të Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Metro.


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte ndër të parat që reagoi. Kryetari i saj, Ardian Gjini, deklaroi se LDK-ja e ka futur veten në një situatë të vështirë politikisht pas këtij takimi.

“Duke parë që Lidhja Demokratike e Kosovës fatkeqësisht e ka futur veten në një situatë të pa lakmueshme, shumë të pa lakmueshme. Për nder, nuk e kam fort për zemër me i komentu, por është e pa lakmueshme, sepse tash me nejt qysh, me dal qysh. Është punë e tyre, por e shoh që është pozitë kogja e pa lakmueshme”, u shpreh Gjini.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës reagoi ndaj kësaj situate. Deputeti Mërgim Lushtaku tha se PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e asaj që ai e konsideron skenar të pushtetit.

“PDK po dëshmon se di të qëndrojë drejt dhe krenare, ashtu siç i ka hije. 💙 PDK nuk bie pre e lojërave dhe skenarëve të këtij pushteti mashtrues. Për shtetin. Për Kosovën”, shkroi ai.

Lushtaku direkt: PDK nuk bie pre e lojërave dhe skenarëve të këtij pushteti mashtrues

Pakënaqësi ka pasur edhe brenda LDK-së. Kryetari i Degës së Dytë në Prishtinë, Florian Dushi, kritikoi qasjen e Kurtit, duke thënë se ai nuk synon stabilitet institucional.

“Tashmë e ka dëshmuar shumë herë Kurti dhe organizata e tij se nuk e duan stabilitetin. Ata duan krizë, sepse me kriza u rritën dhe në krizë mbijetojnë. Krizat i krijojnë, i thellojnë dhe pastaj i shfrytëzojnë politikisht. Sa herë vendit i duhet qetësi, normalitet dhe institucione që funksionojnë, ata prodhojnë konflikt, përçarje dhe krizë”,  deklaroi Dushi.

Dushi i LDK’së: Kurti ushqehet me kriza, s’do stabilitet për vendin

Ky ishte takimi i dytë mes Abdixhikut dhe Kurtit pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Në takim, krahas kreut të LDK-së, mori pjesë edhe nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri. Megjithatë, biseda nuk solli ndonjë rezultat konkret. Pas takimit, Abdixhiku bëri të ditur se palët nuk arritën marrëveshje./gazetametro.net

Asgjë as pas optimizmit të Kurtit: Nuk ka marrëveshje politike me LDK’në

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë