Loading…

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK’në nuk ia dinë vlerën lirisë

  • 12/06/2021 | 11:33

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK’në nuk ia dinë vlerën lirisë

Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur marsh protestues para qeverisë së Kosovës, për siç thonë ata fyerjet që janë bërë në drejtim të UÇK-së dhe në shenjë pakënaqësie me gjykimin në Hagë të ish-krerëve dhe pjesëtarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Protestuesit me vete përveç flamujve të UÇK-së kishin edhe fotografitë e krerëve të Ushtrisë që po gjykohen në Hagë, Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve.

Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku tha se populli i Kosovës po përballet me shumë sfida, për shkak se EULEX, UNMIK, e tani edhe Specialja kanë gjykuar dhe po gjykojnë vetëm shqiptarët, dhe jo serbët për krimet e kryera në Kosovë.

“Lufta e UÇK-së që kulmoi me Kosovën shtet është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimit. Sot populli përballet me shumë sfida. UNMIKU e EULEX-i akuzuan e gjykuan vetëm shqiptart. Specialja gjykon vetëm shqiptarët por jo krimet e masakrat e kryera nga serbët. Themeluesit e udhëheqësit të UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë dhe jo krimet e serbëve”, tha ai.

Madje ai tha se ministrat e qeverisë Kurti që folën keq për UÇK-në, nuk ia dinë vlerën lirisë.

“ Edhe krerët e OVL-së po i vuajnë pasojat. Në vend se Specialja ta hetojnë veten për skandalet e saja, krerët e OVL-së po mbahen peng nga kjo pseudo-drejtësi. Ky aktivitet u organizua për fyerjet ndaj UÇK-së, nga njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë, ndër ta edhe ministra të qeverisë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë