Loading…

OVL në Anamoravë kundër kategorizimit të veteranëve

  • 05/01/2017 | 15:53

OVL në Anamoravë kundër kategorizimit të veteranëve

Degët e OVL’së  në Gjilan, Viti e Artanë, nëpërmjet një komunikate kanë reaguar ndaj kategorizimit të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ne pajtohemi në parim me ndryshimin e ligjit bazik, por jemi kategorik kundër kategorizimit të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse konsiderojmë se Veteranët e UÇK-së janë një dhe të pandarë, ata janë luftëtarë të lirisë. Kategorizimi gjeneron devalvimin e skajshëm, duke fyer dhe nënçmuar dinjitetin e luftëtarit të lirisë thuhet në reagim.

Pas situatës së krijuar me rastin e propozimit dhe miratimit të ligjit për plotësim ndryshim të ligjit nr. 04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, degët e OVL të UÇK-së në Gjilan, Viti dhe Artanë, pas konsultave me anëtarët e kryesive, dalin me këtë komunikatë.

Ligji bazik për veteranët e UÇK -së, ka ngërthyer në vete shumë mangësi dhe se i njëjti ligj ka pas nevojë për amandamentim me qëllim që statuti juridik dhe social i veteranëve të jetë më i avancuar.

Prandaj ne pajtohemi në parim me ndryshimin e ligjit bazik, por jemi kategorik kundër kategorizimit të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse konsiderojmë se Veteranët e UÇK-së janë një dhe të pandarë, ata janë luftëtarë të lirisë. Kategorizimi gjeneron devalvimin e skajshëm, duke fyer dhe nënçmuar dinjitetin e luftëtarit të lirisë. Pavarësisht kohëzgjatjes, në luftë kemi qenë të barabartë, para rrezikut kemi qenë të njëjtë, kemi ndarë bashkë sakrificën dhe lavdinë prandaj bashkërisht duhet gëzojmë edhe epitetin e veteranit përfundon njoftimi i nënshkruar nga Jeton Sherifi, Abdyl Bajrami dhe Hafiz Zeqiri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë