Loading…

OVL e UÇK’së protestë në mbështetje të Haradinajt

  • 21/01/2017 | 08:01

OVL e UÇK’së protestë në mbështetje të Haradinajt

 Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot organizojnë protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-kryeministrit, ish-komandantit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj gjatë një konferencë të mbajtur dje ka thënë se protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të fillojë në orën 13:00.

Sipas tij, nisja do të bëhet nga stacioni i autobusëve nga të gjitha komunat në ora 11:00. Ai përmendi gjithashtu se transporti është i siguruar për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj proteste.

Haradinaj është ndalur në Francë më 4 janar, në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2014.

Pas daljes para trupit gjykues është liruar me kusht, por është i detyruar të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë