Loading…

OVL e UÇK’së i reagon ashpër Kurtit për lavdet që mori nga BE për bashkëpunimin me Specialen

  • 29/05/2021 | 15:22

OVL e UÇK’së i reagon ashpër Kurtit për lavdet që mori nga BE për bashkëpunimin me Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL), e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit mori lëvdata nga Bashkimi Europian (BE), për bashkëpunimin me Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Metro.


Një raport i Këshillit të BE’së ku kryeministri Kurti lavdërohet për bashkëpunimin me Specialen ka shkaktuar reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë.

Sekretari i saj, Faton Klinaku, me anë të një shkrimi i në Facebook, ka thënë se Organizata që ai udhëheq aktualisht, kërkon transparencë nga Kurti në këtë drejtim.

Ai ka kërkuar që Kurti të tregojë se a është takuar në Bruksel me zyrtarë të Speciales për t’i ofruar bashkëpunim.

Postimi i plotë:

Në bazë të një raporti të BE-së, i cili po publikohet nëpër media, theksohet se blloku e vlerëson shumë bashkëpunimin konstruktiv të Kurtit me Dhomat e Specializuara.

Veç kësaj, përmendet se Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Si OVL UÇK kërkojmë që kryeministri Albin Kurti të jetë transparent me publikun dhe të tregojë se a është takuar në Bruksel me Dhomat e Specializuara për t’iu ofruar bashkëpunim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë