Loading…

Osmani: Ushtria e Kosovës është e përgatitur për të mbrojtur territorin, ajo është personifikimi më i mirë i shtetit

  • 17/02/2022 | 12:36

Osmani: Ushtria e Kosovës është e përgatitur për të mbrojtur territorin, ajo është personifikimi më i mirë i shtetit

Me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pas pak minutave do të fillojë edhe parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës në sheshin “Nëna Terezë”.


Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se teksa kuadratetet e FSK’së dhe policisë së Kosovës do të marshojnë në shtetet e Prishtinës, do të kujtohet sakrifica e brezave të shumtë për liri, sakrifica e dëshmorëve dhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“Jam krenare që ndodhem sot këtu para jush në këtë parakalim të ushtrisë tonë në 14 vjetorin e Republikës së Kosovës. 14 vite të shtetësisë së Kosovës nuk janë shumë por nuk janë aspak për ta kujtuar rrugën e vështirë për ta bërë shtetin. Këta djem dhe vajza që do të parakalojnë para jush janë personifikimi më i mirë i shtetit të Kosovës, ata nuk janë vetëm siguria jonë, por edhe garanca për çdo cep të territorit të Kosovës. Ata janë identiteti i shtetit tonë të ri për të cilin dhamë shumë mund dhe për të cilin po punojmë çdo ditë e më shumë. Secili nga njerëzit e këtij vendi ka bërë diçka për këtë ditë, secili në mënyrën e vetë ka bërë diçka që Kosova të bëhet shtet prandaj sot jemi këtu dhe përulemi me respektin më të madh ndaj gjithë atyre që ëndrrën tonë për shtetin e e bënë realitet”, ka deklaruar Osmani.

Osmani tha se Ushtria e Kosovës që do të parakalojë sot në sheshet e Prishtinës është e përgatitur për të mbrojtur territorin e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë