Presidentja Vjosa Osmani, me një postim në rrjetin social Twitter, ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Republikës Çeke, Petr Pavel, shkruan Gazeta Metro.
Ajo tha se mezi presin që të bashkëpunojnë me presidentin e ri të shtetit çek.
“Urime General Pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke. Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta. Ju uroj suksese ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.
Congratulations @general_pavel on your election as President of the Czech Republic.
Looking forward to working together to build on our excellent bilateral relations and taking the 🇽🇰-🇨🇿 cooperation to new heights.
Wishing you success as you take on this important role.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 28, 2023
Kujtojmë se përderisa shteti çek, udhëhiqte me presidencën e Bashkimit Europian në gjashtë mujorin e dytë të vitit të kaluar, kishin një angazhim të madh që të bënin liberalizmin e vizave për Kosovë, gjë që edhe u arrit nën presidencën e këtij shteti.
Kujtojmë se liberalizimi i vizave për Kosovës është i kushtëzuar me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, i cili pritet të hyjë në fuqi me 1 nëntor të këtij viti.
Por edhe nëse nuk hyn në fuqi ky sistem, Kosovës i mundësohet të lëvizin lirshëm në zonën schengen nga 1 janari i vitit 2024./gazetametro.net