Loading…

Osmani takohet me kryeministrin grek, i flet për heqjen e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE

  • 07/10/2022 | 15:28

Osmani takohet me kryeministrin grek, i flet për heqjen e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, takim të cilin e konsideroi përmbajtjesor mbi zhvillimet e fundit


Me kryeministrin e vendit që ende s’e njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani tha se është gjithmonë kënaqësi të takohet, derisa me të foli edhe për vizat dhe proceset integruese të Kosovës.

“Theksova nevojën e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë”.

Pak më herët, Osmani njoftoi edhe për takimin që ka zhvilluar edhe me liderin e shtetit tjetër mosnjohës nga pesëshja e BE-së, kryeministrin sllovak, Eduard Heger, me të cilin u zotua se do të punojë për forcim të bashkëpunimit.

Këto takime Osmani po i zhvillon në kuadër të samitit të Komunitetit të Parë Europian që po mbahet në Pragë e që ka bërë bashkë liderët e kontinentit europian për të foluar për sfidat aktuale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë