Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin tragjik që ndodhi sonte në komunën e Deçanit, ku mbetën të vdekur 3 persona, shkruan Gazeta Metro.
Osmani, përmes një postimi në Facebook u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, dhe iu uroj shërim të plagosurve.
‘’ Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin’’, shkroi Osmani.
Ajo ftoj organet e rendi të zbulojnë autorët e krimit, e t’i sjellin para drejtësisë.
Reagimi i plotë:
Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.
Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.
Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni./gazetametro.net