Ish-anëtari i ‘Stupcave’, Osman Azemi, ka reaguar pas seancës gjyqësore në lidhje me posedimin e 0.4 gramë kokainë, duke treguar që rasti ka ndodhur në vitin 2019, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, Azemi ka kërkuar falje ndaj familjes dhe të afërmeve të tij për rastin në fjalë.
“Sot kam pasur nje seance gjyqesore rreth nje rasti te posedimit te lendeve narkotike ne vitin 2019, gje qe eshte pasqyruar edhe ne media. Une u kerkoje falje familjes sime, te afermeve dhe te gjithe atyre qe e percjellin dhe me perkrahin ne veprimtarine time per kete episod te jetes sime me te cilin nuk krenohem. Pra rasti në fjalë është nga viti 2019, një episod shumë i trazuar i jetes sime artistike dhe emocionale. Sot ndjej keqardhje per ate kohe dhe shpresoj që lajme të tilla te mos dëgjoj për askënd”, ka shkruar Azemi.
Ai tutje tha se puna dhe përkushtimi i tij mbete që veprimtaria artistike të jetë sa më e pranuar nga të gjithë shikuesit e trojeve shqiptare.
“Ndersa te gjithe atyre qe perballen me episode te ngjashme ne jete ose qe te afermit e tyre gjenden ne momente te trazuara emocionale u them qe ta perkrahin njeri-tjetrin dhe te kalojne keto faza per ta vazhduar jeten edhe me te forte. ”Një betejë është e humbur kur ti mendon se e ke humbur” (Jean-Paul Sartre)”, ka shkruar në fund aktori. /gazetametro.net