Loading…

Osmani publikon fotografi nga pritja e mbrëmshme në Ambasadën Amerikane, Prindoni nuk mungon

  • 02/07/2022 | 12:43

Osmani publikon fotografi nga pritja e mbrëmshme në Ambasadën Amerikane, Prindoni nuk mungon

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se mbrëmë, në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe mes miqve të shumtë nga ShBA-ja dhe Kosova, është festuar festa e Pavarësisë së ShBA-së.


Ajo ka thënë se atë që e ka bërë Amerika dhe populli i saj për lirinë e Kosovës është e jashtëzakonshme.

E para e vendit tha se më 4 korrik Kosova feston bashkë me popullin amerikan, derisa tha se në ëktë ditë i kujton të gjithë ata që kanë kontribuar në miqësinë e përjetshme Kosovë-ShBA.

“Mbrëmë, në një atmosferë të jashtëzakonshme, mes miqsh të shumtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nga Kosova, festuam festën e pavarësisë së SHBA-ve. Atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën tonë për të ekzistuar dhe për çdo qytetar që e quan Kosovën shtëpi të vet, shkon përtej çdo partnetiteti që ka njohur ndonjëherë bota”.

“Më 4 Korrik, festojmë krahas popullit amerikan dhe kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara. Në këtë ditë, kujtojmë edhe të gjithë ata që nëpër dekada kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e miqësisë sonë të përjetshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin Prindonin dhe vajzat e saj ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë për 246 vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë